Diaspora kosovare pa dyshim se po vazhdon të luaj rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Sipas statistikave të fundit, diaspora ka dërguar në Kosovë mbi 1 miliard euro remitenca deri në tetor të këtij viti, e që krahasuar me vitin e kaluar paraqet një rritje prej 5.5 për qind.
“Gjatë këtij viti është shënuar një ritëm më i shpejtë i rritjes edhe për remitencat e dërguara nga diaspora në Kosovë, tha Guveratori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti.
Më tej ai theksoi se vlera e remitencave të pranuara deri në fund të muajit tetor 2022 është 1 miliard euro, që paraqet rritje vjetore prej 5.5 për qind.
“Bazuar në të dhënat e regjistruara deri në shtator të këtij viti, shpenzimet e jorezidentëve në Kosovë, pjesa më e madhe e të cilave janë nga diaspora, ishin në shumë prej 1.48 miliardë euro, e cila paraqet një rritje prej 26.1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha Guvernatori i BQK-së.