image Këta shtetas do t'i karantinojë Gjermania sapo të shkojnë atje

Evropë

Këta shtetas do t’i karantinojë Gjermania sapo të shkojnë atje

news image

Qeveria gjermane ka vendosur rajone dhe shtete të Bashkimit Evropian në listën e shteteve që sjellin rrezik në përhapjen e pandemisë COVID-19.

Rajonet dhe qytetet që Gjermania ka vendosur në listën “e kuqe”, janë nga shtetet si, Spanja Hungaria, Danimarka, Franca, Austria, Çekia, Holanda, Portugali, Spanjë, Kroaci, Rumani, Slloveni etj.

Përveç Spanjës, që është futur në listë me gjithë territorin e saj, Gjermania ka vendosur që vetëm disa nga rajonet e vendeve të lartshënuara t’i bashkëngjiten kësaj liste.

Për momentin, lista gjermane e rajoneve ku ekziston një rrezik i rritur i infektimit përfshin gjithsej 14 vende të Bashkimit Evropian.

Kriteri kryesor, por jo i vetmi për vendosjen e një rajoni në listën e destinacioneve të rrezikshme, është rritja e numrit të rasteve të reja koronavirus në më shumë se 50 infeksione për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit./Gazeta Sinjali/