image Këta janë tre të ndaluarit tjerë për rastin me të shtëna mes dy grupeve në Gjakovë

Siguri

Këta janë tre të ndaluarit tjerë për rastin me të shtëna mes dy grupeve në Gjakovë

news image

Të shtëna me armë zjarri ishin dëgjuar të dielën në qytetin e Gjakovës. Dy grupe që dyshohet se ishin përfshirë në konflikt janë gjuajtur me armë mes vete, për motive akoma të panjohura, raporton Gazta Sinjali.

Për këtë rast janë ndaluar edhe tre persona që siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali janë: Zeki Hasanaj, Ardian Hasanaj dhe Egzon Muqaj.

Policia ka konfiskuar edhe dy armë tek të dyshuarit e përfshirë në rast.

Para këtyre, Gazeta Sinjali, ka raportuar po ashtu ekskluzivisht se është arrestuar edhe Endrit Berisha, djali i ish policit, Fadil Berisha, po dyshohet se është përfshirë në konflikt ku është gjuajtur me armë me një grup tjetër

Nga Policia kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes, pas ekzaminimeve janë gjetur gjashtë gëzhoja, që dyshohen të jenë të armëve që janë përdorur.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ne mes te dy grupeve të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë. Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/