Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një aksion të Policisë në Bukosh të Suahrekës, ku u arrestuan dy të rinj, pasi u kapën me drogë. Sinjali ka mësuar se dy të dyshuarit janë Edison Fetaj, 23-vjeçar dhe Altrit Veselaj, 26-vjeçar.
Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim që t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh 23-vjeçarit, Edison Fetaj, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.
Çfarë u gjeti Policia të dyshuarve?
Dy të rinjtë u arrestuan rreth orës 15:30, pasi gjatë kontrollit në veturën e tyre, Policia ka gjetur dhe konfiskuar katër qese me 119.56 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 9 fara të bimës kanabis sativa, një peshore digjitale, një pako rrizlla, një grinder dhe 37 qese të zbrazëta.
Përveç drogës, Policia ka konfiskuar edhe dy telefona dhe veturën.
Gjatë kontrollit të shtëpisë se njërit prej të dyshuarve, zyrtarët policorë kanë gjetur edhe 0.70 gramë substancë narkotike marihuanë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.