image Këta janë të propozuarit për anëtarë të Bordit të KEK-ut (EMRAT)

Politikë

Këta janë të propozuarit për anëtarë të Bordit të KEK-ut (EMRAT)

news image

Qeveria e Kosovës së shpejti do ta nisë mbledhjen, shkruan Gazeta Sinjali.

Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimeve për emërimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të disa Ndërmarrjeve Publike.

Gazeta Sinjali ka arritur t’i sigurojë emrat e anëtarëve të propozuar për Bordin e Përkohshëm Mbikëqyrës të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës /KEK Sh.A”.

Kryesuese e Bordit pritet të emërohet Rrezarta Pllana.

Për anëtar të Bordit do të propozohen Bezad Halilaj, Merita Kasapolli dhe Arbnor Pula.

Bordi sipas vendimit do të shërbejë vetëm për gjashtë muaj apo deri në emërimin e Bordit të rregullt.

/Gazeta Sinjali/