Hapet televotimi. Në një nominim të vështirë me pyetjen “Kë doni të shpëtoni”, publiku ka mundësinë të votojë për personazhin e preferuar që dëshiron të mbajë ende në shtëpi.
“I bashkohen Gertës në televotim; Valbona, Bernardi, Livia, Xumi dhe Klajdi”- tha Ledioni.
Mirëpo, kush është më i rrezikuari nga 6 personazhet e mësipërme për javën që vjen?
“Mendoj se në rrezik për javën e ardhshme janë Xumi dhe Klajdi“- tha opinionistja Neda Balluku.
Nga ana tjetër, Arbri mendon se personazhi që rrezikon më tepër për t’u larguar nga shtëpia është Bernardi, Xumi dhe Klajdi.
Klajdi është më i rrezikuari edhe sipas Zebërvokit, i cili si ish-banor argumentoi se e penalizon pasiviteti që Klajdi ka për lojën përballë banorëve të tjerë në format.