image Këta janë të arrestuarit që u rrahën me një familje pas aksidentit në Podujevë

Siguri

Këta janë të arrestuarit që u rrahën me një familje pas aksidentit në Podujevë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se si një aksident trafiku u bë mollë sherri për një rrahje mes dy familjeve në Pollatë të Podujevës. Si pasojë e kësaj tre persona janë dërguar në qendrën e ndalimit dhe tre janë dërguar në Emergjencë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personat e ndaluar janë Safet Halili, Agron Mehmeti, Xhavit Mehmeti.

Të dyshuarit nga familja Mehmeti u shkaktuan lëndime trupore 3 anëtarëve të familjes Sinani, duke i sulmuar fizikisht. Sipas burimeve të Sinjalit, tre të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Podujevës për të marrë trajtim mjekësor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/