image Këta janë të arrestuarit në Pejë për pjesëmarrje në grup kriminal dhe detyrim, ndalohen për 48 orë

Siguri

Këta janë të arrestuarit në Pejë për pjesëmarrje në grup kriminal dhe detyrim, ndalohen për 48 orë

news image

Një aksion i Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale, i zhvilluar sot në rajonin e Pejës, ka rezultuar me arrestimin e dy personave që dyshohen për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme. Të dyshuarit tashmë ndodhen në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy të arrestuarit janë Asdren Muhaxheri dhe Kastriot Kelmendi, i njohur si ‘Luta’.

FOTO: Kelmendi dhe Muhaxheri

Muhaxheri dhe Luta u kapën pas bastisjeve që janë zhvilluar në tre lokacione në rajonin e Pejës.

Ata po dyshohen për kryerje të veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Detyrimi”.

Nga Prokuroria Speciale e kanë konfirmuar se të njëjtit janë dërguar në ndalim për 48 orë, si dhe brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesë për caktim të paraburgimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/