Koronavirusi ose COVID-19, është një virus i cili është shtrirë nëpër vende të ndryshme në botë, duke shkaktuar kështu një numër të madh të të prekurve e të viktimave.
Padyshim se ky virus nuk ka kursyer edhe emra të njohur nga muzika, sporti, politika e shum fusha të tjera.
Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson
Tom Hanks 63 vjeçar është bërë i famshmi i parë që së bashku me gruan e tij Rita Wilson dolën publikisht për të treguar se janë prekur nga ky virus.
Bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, Sophie Gregoire Trudeau
Justin Trudeau ka konfirmuar se bashkëshortja e tij, Sophie
Gregoire Trudeau ka dalë pozitive në testin për COVID-19, dhe si pasojë të dy
janë në karantinë.
Rudy Gobert ylli i NBA
Qendra e Utah Jazz, Rudy Gobert (27) testoi pozitiv për
koronavirus, duke bërë që NBA të ndërmarrë hapin e jashtëzakonshëm të
pezullimit të sezonit të saj. Por ajo që ishte trend ditët e fundit është
veprimi i basketbollistit i cili në një konferencë për media preku të gjithë
mikrofonët e gazetarëve si për ‘ironi’.
Daniele Rugani lojtar i Juventusit
Klubi i futbollit italian Juventus njoftoi të mërkurën, 11
Mars 2020, se mbrojtësi Daniele Rugani u diagnostikua me coronavirus. Rugani,
është lojtari i parë në kategorinë më të mirë të futbollit në Itali që doli
pozitiv në këto teste.
Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta ka testuar pozitivisht për koronavirusin, duke detyruar klubin të mbyllë kompleksin e tij të stërvitjes dhe ta vendosë të gjithë skuadrën e parë në izolim.