Gjykata Speciale ka ftuar në Hagë shumicën e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe të komandantëve të Zonave Operative.
Gjykata Speciale e Kosovës ka shpeshtuar ftesat për ish- drejtuesit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në kuadër të hetimit të krimeve të supozuara të kryera nga pjestarët e UÇK-së, Dhomat e Specializuara i kanë targetuar “peshqit e mëdhenjë” të cilët kanë pasur përgjegjësi të lartë në hierarkinë ushtarake, shkruan Gazeta Sinjali.
Deri më tash, Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs, ka ftuar për intervistim pjesën dërrmuese të strukturës së lartë komanduese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të vetmit që kanë mbetur pa intervistuar janë tre nga shtatë komandatët e Zonave Operative të UÇK-së dhe komandanti i përgjithëm i UÇK-së.
Thirrjes nga Haga, deri më sot, i kanë shpëtuar komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Fatmir Limaj, ai i Zonës Operative të Shalës, Rrahman Rama dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ashtu sikurse edhe komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Agim Çeku, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndonëse, ende nuk i kanë bërë të ditura ftesat, në bazë të trendit dhe dinamikës së diktuar nga Gjykata Speciale, të lartpërmendurit duket se nuk do t`i shpëtojnë fokusit të drejtësisë ndërkombëtare për intervistim qoftë në cilësinë e të dyshuarve apo të dëshmitarëve.
Deri më tash për intervistim në Hagë janë ftuar qoftë si të dyshuar ose si dëshmitarë, katër nga shtatë ish komandantët e zonave që i ka pasur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nëpër rajonet e ndryshme të vendit.
I pari prej tyre ishte ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i cili muaj më parë kishte udhëtuar për t’u intervistuar nga hetuesit e Gjykatës Speciale.
Po ashtu, Gjykata Speciale ka ftuar edhe ish-komandantin e Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtakun.
Në qershor të këtij viti, Dhomat e Specializuara ishte ftuar edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Bujën.
Ndërsa më 19 korrik, njoftoi se e kishte pranuar ftesën për intervistim edhe komandati i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj i cili dha dorëhqje nga pozita e kryeminsitrit të vendit.
Në mesin e të ftuarve nga Gjykata Speciale është edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla dhe disa prej anëtarëve të këtij shtabi: Kadri Veseli, Sokol Bashota, Jakup Krasniqi, Lahi Ibrahimaj, Bislim Zyrapi.
Dje, ftesën për intervistim e bëri të ditur edhe Rexhep Selimi i cili në vitin 1998 ka qenë drejtues i Drejtorisë së operacioneve në SHP të UÇK-së.
Për t’u intervistuar janë thirrur edhe eprorë të nivelit më të ulët se komandantë brigadash, si dhe luftëtarë të thjeshtë. Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, numri i luftëtarëve të thirrur për intervistë është rreth 200.
Ndërsa thirrjes së Gjykatës Speciale, të paktën deri më tash, i ka shpëtuar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, që është përmendur në Raportin e Dik Martit, mbë pretendimet e të cilit raport është krijuar Gjykata Speciale e Kosovës.
Gjykata Speciale ishte themeluar nga Kuvendi i Kosovës më 3 gusht 2015, ndërsa emri i saktë i kësaj gjykate është “Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs”. /Gazeta Speciale/