image Këta janë katër personat që u vranë mbrëmë në Velipojë, në mesin e tyre edhe jetimi 20-vjeçar

Shqipëri

Këta janë katër personat që u vranë mbrëmë në Velipojë, në mesin e tyre edhe jetimi 20-vjeçar

news image

Përleshja me armë zjarri mes familjeve Ferracaku dhe Gocaj, mbrëmë në Velipojë, rezultoi me vrasjen e katër personave.

Në mesin e tyre edhe një 20-vjeçar, në ditën e parë të punës së tij në hotelin e familjes Gocaj.

Biznesmenët që u vranë me armë zjarri janë Kujtim Ferracaku, 59-vjeç, babai i Arjan Ferracakut të ekzekutuar në Shkodër tre vite më parë, vëllezërit Edmond Gocaj dhe Xhovan Gocaj.

Ndërsa plumbat prekën edhe kamarierin Musaen Zeneli, 20 vjeç, i cili kishte ditën e parë të punës, por edhe të fundit të jetës së tij.

Kujtim Ferracaku
Xhovan Gocaj
Edmond Gocaj
Musaen Zeneli

Si nisi sherri mes familjeve?

Një sherr që nisi për vendosjen e shezlongëve në hapësirën para hoteleve përfundoi në një tragjedi në Velipojë, ku pas përplasjes me armë katër persona mbetën të vdekur dhe dy të plagosur. Në konflikt me armë u përfshinë dy familje, ajo Ferracaku dhe Gocaj, hotelet e të cilëve ishin vendosur 50 metra pranë njëri-tjetrit.

Të arrestuarit

Në pranga janë vënë shtetasit Hasan Ferracaku, i cili me dokumente njihet me mbiemrin Verracaku dhe nipi i tij, 17-vjeçari Elmilind Dyli, të cilët ndodhen të plagosur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa në kërkim janë shpallur tre djemtë e Hasan Ferracakut (Verracaku), Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku, dhe Besmir Ferracaku. 

Personat akuzohen për  “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Po ashtu, policia thoteë se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj./Gazeta Sinjali/