Këshilltari politik i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, tha se me iniciativën e kryetarit të AKR-së, javën e ardhshme ish-presidentët dhe ish-kryeministrat e Shqipërisë do t’i vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Ai ka shkruar se Pacolli u ka bërë ftesë edhe ish-presidentëve të Kosovës por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Ndërkohë emrat e ish-presidentëve dhe ish-kryeministrat e Republikës së Shqipërisë, që pritet t’i vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë janë: Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi, Pandeli Majko.
Kjo u bë e ditur përmes një shkrimi në Twitter të ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimit.
“Një vizitë e përbashkët dhe dypartiake e katër ish-presidentëve dhe kryeministrave (Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi, Pandeli Majko) të Republikës së Shqipërisë në Gjykatën Speciale në Hagë. Shumë pyetje po bëhen në Shqipëri për kohëzgjatjen e proceseve dhe aktakuzat 100% monoetnike”, shkroi ai.