image Këta janë dy të dyshuarit që u kapën me mbi 1 kg kokainë në Pejë

Siguri

Këta janë dy të dyshuarit që u kapën me mbi 1 kg kokainë në Pejë

news image

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar sot për ndalimin e dy personave të cilët u kapën me mbi 1 kilogram kokainë në Pejë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë, bëjnë të ditur se personat që u kapën me drogë janë Fidan Bardhi dhe Dardan Gashi.

Bardhit dhe Gashit të cilët u arrestuan të mërkurën rreth orës 7 të mëngjesit në lagjen Dardania III në Pejë, Policia u gjeti dhe iu sekuestroi edhe një pistoletë me 15 fishekë.

Ndaj tyre, Prokuroria po kërkon caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy të pandehurve, F.B. dhe D.G., nën dyshimin se, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimit ,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267, paragrafi 1, lidhur me nenin  31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës për caktimin e masës se paraburgimit, tek të dy të pandehurit F.B., dhe D.G., Policia e Kosovës gjatë kontrollit ka gjetur  dhe sekuestruar 1090 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/