image Këta janë dy personat që e dërguan 18-vjeçaren e pajetë në spitalin e Ferizajt

Siguri

Këta janë dy personat që e dërguan 18-vjeçaren e pajetë në spitalin e Ferizajt

news image

Policia e Kosovës ka arritur që të t’i marrë fotografitë e dy të dyshuarve që e dërguan në emergjencën e Ferizajt pa shenja jete një 18-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se fotografitë janë marrë nga kamerat e sigurisë.

Insajderi, ka publikuar fotografitë e dy personave në kërkim nga Policia e Kosovës që u zhduken pasi lanë në Spitalin e Ferizajt një 18 vjeçare pa shenja jete.

Kryeprokurori ka shtuar se fotografitë e të dyshuarve janë shpërndarë në pika kufitare dhe nëpër drejtori të policisë.

Sipas tij të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë të tipit Audi me tabela zvicerane.

 “Fotografitë e të dyshuarve janë nxjerrë prej kamerave të sigurisë të spitalit, ende nuk dihet kush janë ata persona, mirëpo fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës”, tha ai.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se ende nuk dihet identiteti i viktimës.

“Tani për tani nuk dihet identiteti i sajë dhe rrethanat e vdekjes, policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po e heton këtë rast”, ka thënë ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/