image Këta janë dy të arrestuarit që tentuan ta vjedhin veturën e tyre nga oborri i Policisë, kanë të kaluar kriminale

Siguri

Këta janë dy të arrestuarit që tentuan ta vjedhin veturën e tyre nga oborri i Policisë, kanë të kaluar kriminale

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se dy të rinj në Prizren më 2 janar planifikuan që ta vjedhin veturën e tyre “Renault Clio” që ishte sekuestruar nga Policia e Kosovës më 1 janar. Plani i tyre dështoi pasi ata u kapën nga Policia e Kosovës. Sinjali ka mësuar identitetin e dy të arrestuarve, të cilët kanë dosje kriminale për vepra penale të vjedhjeve.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dy të arrestuarit janë Besim Memaj, 31-vjeçar dhe i mituri E.A.,17-vjeçar.

Të njëjtat burimet njoftuan se dy të dyshuarit janë të njohur për organet e rendit, pasi kanë dosje kriminale pikërisht për disa raste të vjedhjeve.

Besim Memaj

Besimi dhe i dyshuari tjetër tentuan ta vjedhin veturën e tyre “Renault Clio”, me targa vendore, e cila ishte sekuestruar më 1 janar, për shmangie nga obligimet doganore.

Vetura që ata tentuan ta vidhnin gjendej në stacionin Alfa të Policisë në Prizren. Ata arritën te stacioni rreth orës 23:00, por posa Policia i ka vërejtur është vënë në lëvizje.

Zyrtarët policorë njërin nga të dyshuarit e kanë kapur në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari i dytë ndonëse fillimisht arriti të ikë, u kap më pas në rrugën “Ibrahim Lutfiu”.

Për të mos mbaruar me kaq, njëri nga të dyshuarit gjatë arrestimit, dyshohet se ka sulmuar njërin nga zyrtarët policorë, i cili ka pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit gjatë intervistimit, e kanë pranuar veprën të cilën e kanë kryer. Pasi të dyshuarit kanë dhënë deklaratat e tyre, prokurori ka dhënë urdhër që t’u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/