image Këta janë dy super sulmuesit që Barcelona po i kërkon në vend të Suarezit

Futboll

Sport/ Këta janë dy super sulmuesit që Barcelona po i kërkon në vend të Suarezit

news image

Barcelona po e kërkon me ngulm një sulmues qendror për sezonin e ri, pasi Luis Suarez po shkon drejtë përfundimit të karrierës.

Sulmuesi uruguaian me gjasë do të largohet nga vera e vitit 2020 nga Blaugranasit, pasi mosha e tij ka bërë që ai mos të jetë më në formë të lartë.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Barcelona dëshiron ta transferojë Kylian Mbappe ose Harry Kanen në verën e ardhshme.

Sulmuesi francez është po ashtu në listën e Real Madridi, derisa katalunasit interesohen edhe për Roberto Firminon.

Në listën e kampionit të La Liga-së janë edhe Lautaro Martinez i Interit dhe Marcus Rashford i Manchester United.