image Këta janë dy personat e arrestuar në Ferizaj që dyshohet se vodhën te pompa 'Veda Petrol'

Siguri

Këta janë dy personat e arrestuar në Ferizaj që dyshohet se vodhën te pompa ‘Veda Petrol’

news image

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në pompën e derivateve ‘Veda Petrol’ në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka arritur të intervenojë dhe si rezultat, dy personat e dyshuar kanë rënë në prangat e Policisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit që u arrestuan janë Agron Kaloshi dhe Veton Bucaliu.

Sinjali mëson se të njëjtit po dyshohen se kanë kryer vjedhje dhe më pas kanë tentuar të ikin, por Policia ka arritur t’i kap.

Gjatë arrestimit, të dyshuarit kanë kërcënuar e madje edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë, thonë të njëjtat burime.

Dy të rinjtë e arrestuar janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/