image Këta janë disa nga personat që u angazhuan në gjetjen e vogëlushit nga Malisheva

Kosovë

Këta janë disa nga personat që u angazhuan në gjetjen e vogëlushit nga Malisheva

news image

Ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri, ka publikuar një fotografi të disa prej vullnetarëve, pjesëtarëve të policisë e FSK-së, që u angazhuan në gjetjen e Tian Krasniqit nga fshati Terpezë i Malishevës.

Në fotografi është edhe Astrit Kryeziu, personi që e gjeti Tianin të vetëm në pyll.

“Dua t’i falënderoj vëllëzërit Kryeziu që u bashkuan në kërkim të vogëlushit. Pikërisht, Astrit Kryeziu është ai që ka arritur ta gjejë vogëlushin”, shkruan Tahiri në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje ai ka falënderuar edhe policinë e FSK-në, si dhe gjithë vullnetarët e tjerë për angazhimin e tyre lidhur me rastin e zhdukjes së Tianit. /Gazeta Sinjali/