image Këta janë asamblistët e Vetëvendosjes që dyshohet se u përleshën mes veti 

Siguri

Këta janë asamblistët e Vetëvendosjes që dyshohet se u përleshën mes veti 

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një përleshje mes dy asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës, të cilët dyshohet se janë kapur me njëri-tjetrin për motive ende të panjohura. Për pasojë ata kanë përfunduar në Polici, ndërsa tashmë është zbuluar se për kë bëhet fjalë.

Dy asamblistët e Vetëvendosjes që dyshohet se janë përleshur mes vete janë Artrit Muqiqi dhe Ragip Fetahu, shkruan Raporto24.

Të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin e Policisë, me ç’rast pritet të merren veprimet e tjera hetimore.

Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë edhe me kryetarin e komunës, Shpejtim Bulliqin, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/