image Kessie konfirmon largimin nga Milani: Ta mbyllësh me Scudetton është mënyra më e mirë për të thënë lamtumirë

Futboll

Kessie konfirmon largimin nga Milani: Ta mbyllësh me Scudetton është mënyra më e mirë për të thënë lamtumirë

news image

Franck Kessie ka konfirmuar se po largohet nga Milani si lojtar i lirë dhe ta bëjë atë me Scudetton është “mënyra më e mirë për të thënë lamtumirë” përpara lëvizjes së tij në Barcelonë.

Mesfushori nuk mundi të binte dakord për kushtet personale për një marrëveshje të re në San Siro dhe raportohet gjerësisht se do t’i bashkohet Barcelonës si agjent i lirë kur kontrata e tij të skadojë më 30 qershor.

“Këto kanë qenë pesë vite shumë të rëndësishme ku unë me të vërtetë u angazhova për projektin,” tha Kessie për Canal+ Sport Africa.

“Jam shumë i lumtur për qytetin, klubin, tifozët e mi, trajnerin, për mua dhe gjithë familjen time. Është muaji i fundit i kontratës sime këtu, por në këto pesë vjet ne mundëm të ktheheshim në Ligën e Kampionëve dhe të fitonim Scudetton.

“Bëra atë për të cilën u futa dhe mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të thënë lamtumirë.”

25-vjeçari ndërkombëtar nga Bregu i Fildishtë e kaloi të gjithë karrierën e tij në Itali, duke ardhur nga Stella Club në janar 2015 për t’iu bashkuar akademisë së të rinjve të Atalantas.

Ai bëri përshtypje atje dhe gjatë një huazimi te Cesena përpara se të transferohej te Milani për 32 milionë euro në 2017.

Këtë sezon ai shënoi gjashtë gola në Serie A në 31 ndeshje, duke kontribuar në suksesin e parë të klubit në Scudetto që nga sezoni 2010-11.

Këtu përfshihet goli i fundit i sezonit të tyre në fitoren 3-0 si mysafir ndaj Sassuolos, që siguroi titullin në stadiumin Mapei në Reggio Emilia.

/GazetaSinjaliSport/