image Kështu ndodhi përleshja në mes të policisë dhe qytetarëve në Mitrovicën e Veriut (Video)

Siguri

Kështu ndodhi përleshja në mes të policisë dhe qytetarëve në Mitrovicën e Veriut (Video)

news image

Dy zyrtarë policorë janë përfshirë në një përleshje fizike sot me dy qytetarë në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë pamjet e incidentit, ku rezulton se në këtë përleshje kishte edhe shkrepje të armës.

Sipas sinjalizuesit që ka dërguar pamjet në redaksinë e Gazetës Sinjali, shkrepja e armës është bërë aksidentalisht nga zyrtari policor, gjatë goditjes së qytetarit në kokë me kondak të revoles, mirëpo nga kjo shkrepje nuk ka pësuar lendime askush.

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se me t’u informuar për këtë rast kanë dalë në vendin e ngjarjes për të grumbulluar informatat e nevojshme dhe vlerësuar nëse ka rast për trajtim nga IPK-ja./GazetaSinjali/