Sot “Termokos” po furnizohet me mazut, pas kërkesës nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Drejtori i kësaj ndërmarrje, Arsim Fetahu, ka thënë të mërkurën se mazuti do të funksionojë për ngrohje, por kjo do ta ndotë ajrin e Prishtinës.
Rama tha se më e rëndësishme është që të ngrohen qytetarët për shkak të temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në kryeqytet.