Pamjet tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira katran të një duhanpirësi, i cili u lidh me zakonin vrastar për 30 vjet.
Në vend se të ishin me një ngjyrë rozë të shëndetshme, ato ishin si qymyri dhe ekstremisht të përflakura nga mbetjet e duhanit, duke i bllokuar ato. Mjekët nga Spitali Popullor Wuxi në Jiangsu, Kinë, nxorën organet pasi vdiq 52-vjeçari, i cili kishte sëmundje të shumta në mushkëri.
Videoja, e regjistruar nga kirurgët, është parë më shumë se 25 milionë herë në mediat sociale, me përdoruesit që e quajnë atë “reklamën më të mirë kundër pirjes së duhanit ndonjëherë”.
Ajo u ngarkua nga spitali me titullin: ‘A keni ende guximin të pini duhan?’ Pacienti ishte regjistruar për të dhuruar organet e tij pas vdekjes, por mjekët e kuptuan shpejt se nuk mund t’i përdorin.
Pirja e duhanit është shkaku më i madh i kancerit dhe prodhon kimikate që shkaktojnë të paktën 15 forma të ndryshme të sëmundjes. Provat tregojnë se duhani shkakton rreth 70 për qind të të gjitha rasteve të kancerit të mushkërive, i cili ka numrin më të lartë të vdekjes nga çdo formë e kancerit. Njerëzit tërhiqen nga pirja e duhanit pasi nikotina mund t’i bëjë ata të ndjehen mirë, por është e lehtë të bëhen të varur dhe shumë e vështirë të heqin dorë pasi pirja e duhanit të bëhet zakon. Pirja e duhanit vret 1.2 milion njerëz çdo vit dhe njerëzit që e konsumojnë kanë dy herë më shumë të ngjarë të kenë sulm në zemër dhe deri në 30 herë më shumë të ngjarë të marrin kancer në mushkëri. /Gazeta Sinjali/