image Kështu do të mbajë moti sot
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Kështu do të mbajë moti sot

news image

Në fundjavë do të ketë ndryshim të temperaturave, sipas Prishtina Weather, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto ditë pritet të ketë reshje shiu e bore ndërsa temperatura të ulëta do të ketë edhe në fillim të javës tjetër.

Minimalet zbresin në 2C ditën e hënë, e deri në -1 ditën e martë dhe mërkurë. Maksimalet nga 23C ditën e sotme, zbresin në 6C e 5C ditën e diel dhe të hënë. Të mërkurën rriten në 10C.

Njoftimi i plotë:

Ndryshon moti nga fundjava. Rënie temperaturash, e sërish priten të reshura shiu dhe bore. Ftohtë mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme.

15.04.2022 – Në ditët e fundjavës, sikurse edhe fundjavën e shkuar na pret ndryshim i kushteve meteorologjike. Nga dita e diel rikthehen temperatura të ulëta por edhe mundësitë për të reshura si shiu, ashtu edhe bore gjatë orëve të mbrëmjes.

Ftohtë me të reshura shiu e bore, mbetet më pas edhe ditëve të para të javës, e tek nga dita e mërkurë temperaturat rikthehen në vlera mesatare e të reshurat edhe pushojnë.

Cilësia e ajrit pritet të jetë kryesisht me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira përgjatë fundjavës, shkaku i qarkullimit të mirë ajror që mbanë ndotësit të shpërndarë.

16.04 – Paradite intervale me diell. Ditën vransirat shtohen, e pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu, që gjatë mbrëmjes mund të përfshinë edhe pjesë tjera të vendit.

17.04 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë e me erë. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu, e në mbrëmje mund të përzien edhe me reshje bore

/GazetaSinjali/