image Kështu do të jetë moti sot

Kosovë

Kështu do të jetë moti sot

news image

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, të enjten edhe zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës astronomike dhe me këtë rast Instituti Hidrometeorologjik njofton se do të ndodhë ekuinoksi vjeshtor (dita dhe nata do të zgjasin nga 12 orë).

“Temperaturat në ditën e parë të vjeshtës do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Sinjali/