image Kështu do të jetë moti sot

Kosovë

Kështu do të jetë moti sot

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë të dielës do të mbaj mot i vranët dhe me reshje shiu teksa në viset e larta malore reshjet e shiut do të jenë në formë dëbore, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas IHK-së, në rrafshin e Dukagjinit parashihen të jenë reshjet e intensitetit mesatar deri të lartë, kurse në rrafshin e Kosovës parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike. Java e ardhshme fillon me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/