image Kështu do të jetë moti në ditën e fundit të 2020-ës

Kosovë

Kështu do të jetë moti në ditën e fundit të 2020-ës

news image

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), sot do të ketë reshje të shiut, të cilat do të jenë intensive në Rrafshin e Dukagjinit.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu. Reshjet më intensive do të jenë në Dukagjin”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Meteorologët parashohin se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë më e fuqishme./Gazeta Sinjali/