image Kështu do të jetë moti në ditën e Bajramit

Kosovë

Kështu do të jetë moti në ditën e Bajramit

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë do të mbajë mot me vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Nuk përjashtohen mundësitë që në territore të vogla rigat e shiut të shoqërohen me breshër, shkruan Gazeta Sinjali.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Meteorologët parashohin që kushtet agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, përjashtuar fushatën e korrje shirjes, sepse këto reshje e kanë ndalur ketë proces, i cili mund të vazhdojë sërish nga mesi i javës, kur parashihen rreze dielli.

Në fundjavë parashihen rritje të temperaturave maksimale./Gazeta Sinjali/