image Kështu do të duket një patentë shofer ndërkombëtar

Kosovë

Kështu do të duket një patentë shofer ndërkombëtar

news image

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së patentë shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar.

Me këtë rast, Bajram Gecaj nga MPB tha se ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët. Që nga 1 tetori, Agjencia e Regjistrimit Civil ka filluar me aplikimin për patentë shofer ndërkombëtar.

Aplikimi bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas  procedurave të përcaktuara në udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë shoferëve ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës. /Gazeta Sinjali/