image Këshilltarja e Kurtit e pyet Gjermaninë a ju duhet Arben Vitia për ta rregulluar situatën me COVID-19

Politikë

Këshilltarja e Kurtit e pyet Gjermaninë a ju duhet Arben Vitia për ta rregulluar situatën me COVID-19

news image

Pas gjendjes së rënduar me COVID-19 në Gjermani, këshilltarja e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimja, e ka shqyrtuar mundësinë për t’i dalë në ndihmë këtij shteti. Ajo ka pyetur nëse shteti gjerman e do ish-ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia që t’ua rregullojë situatën me COVID-19.

“Tung Gjermani. A ju duhet Arben Vitia për t’i vendosur gjërat në vend? Kjo është e tmerrshme”, ka shkruar Podrimja duke e shpërndarë një tabelë me shifrat e COVID në shtetet e botës.

Pas kësaj deklarate ajo ka shkruar se sipas saj nuk është sekret që Arben Vitia ka menaxhuar procesin e vaksinimit siç duhet.

“Qetësohuni. Është kohë fushate dhe s’është sekret që Arben Vitia e ka menaxhuar vaksinimin shumë mirë, tash Kosova është e para në rajon. E di se gjermanët pajtohen me mua dhe s’do ta marrin këtë si ofendim”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Vitia ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë për të kandiduar për të parin e Prishtinës.

/GazetaSinjali/