Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me tetë muaj burgim me kusht, Meliza Haradinajn – Stubllën, e cila është këshilltare e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, raporton Gazeta Sinjali.
Këshilltarja e Haradinajt është dënuar po ashtu edhe me 1 mijë euro gjobë për shkak të mos respektimit apo raportimit të rrem të pasurisë.
Në njoftimin e dërguar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, thuhet se dënimi me burgim nuk do t’i shqiptohet nëse e njëjta nuk kryen ndonjë vepër të tjetër penale brenda 1 viti.
Ajo si zyrtare në Zyrën e Kryeministrit kishte qenë e obliguar ta paraqes pasurinë e saj, por sipas Prokurorisë, Meliza Haradinaj – Stublla nuk kishte deklaruar një biznes të regjistruar në Londër./Gazeta Sinjali/