image Këshilltarja e Albin Kurtit i arsyeton emërimet "me të njofshëm"

Politikë

Këshilltarja e Albin Kurtit i arsyeton emërimet “me të njofshëm”

news image

Pas formimit të Qeverisë, kanë filluar emërimet nëpër ministri të ndryshme. Dy raste të emërimit të personave të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje bënë bujë në mediat në vend.

Bëhet fjalë për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, që u raportua se emëroi si këshilltar vëllain e deputetit të LVV-së, ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka emëruar këshilltar xhaxhain e Glauk Konjufcës.

Partia e Albin Kurtit ka qenë një nga më të zëshmet për vite të tëra duke kritikuar ashpër punësimet siç thonin ata “me të njofshëm”.

Megjithatë, me të ardhur në pushtet, LVV-ja i ka arsyetuar këto punësime.

Këshilltarja e Albin Kurtit, Fëllënza Podrimja në Twitter ka thënë se nuk ka konkurse për pozita të tilla, e se aty duhet të emërohen njerëz të besueshëm jo vetëm profesionalisht por edhe politikisht.

“Shumë e thjesht është praktikë në krejt botën”, ka shkruar Podrimja.

Këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurti, Fëllanza Podrimja ka kërkuar sot nga qytetarët që t’i drejtohen nëse hasin raste të korrupsionit dhe nepotizmit brenda institucioneve të reja.

/GazetaSinjali/