image Këshilltari i Zelenskyt jep detaje mbi negociatat Rusi-Ukrainë

Botë

Këshilltari i Zelenskyt jep detaje mbi negociatat Rusi-Ukrainë

news image

Mykhailo Podolyak këshilltari i presidentit të Ukrainës ka bërë të ditur se ka përfunduar raundi i katërt i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas Podolyak edhe gjatë këtyre negociatave, Ukraina ka qëndruar pas kërkesave primare të saj: përfundimin e luftës.

Këshilltari i presidentit e ka përshkruar raundin e sotëm si një bisedim të vështirë.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se “Negociatat, raundi i 4-të. Për paqen, armëpushimin, tërheqjen e menjëhershme të trupave dhe garancimin e sigurisë. Diskutim i vështirë! Edhe pse Rusia e kupton marrëzinë e veprimeve të saj agresive, ajo ende ka një iluzionin se 19 ditë dhunë kundër qyteteve paqësore ukrainase është strategjia e duhur”.

Kujtojmë se është dakorduar që sot të hapen edhe një mori korridoresh humanitare për evakuim të civilëve në tri rajone të mëdha të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, Kievin.

/GazetaSinjali/