Ismail Syla, këshilltari i presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është shëruar nga koronavirusi.
Kështu ka bërë të ditur vetë ai, i cili tha se pas 15 ditëve qëndrimi në Klinikën Infektive në QKUK, sot doli nga spitali i shëruar dhe me rezultat negativ të testimit për COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.
Syla tha se këtë infeksion e mposhti duke iu falënderuar punës ekipore me profesionalizëm të lartë të mjekëve të kësaj klinike. /Gazeta Sinjali/
Shkrimi i plotë: