image Këshilltari i Thaçit e ftoi Fatmir Limajn në PDK, vjen përgjigja e Nismës

Politikë

Politikë/ Këshilltari i Thaçit e ftoi Fatmir Limajn në PDK, vjen përgjigja e Nismës

news image

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate i është përgjigjur anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, Ismail Syla, i cili është edhe këshilltar i Presidentit Thaçi, pasi e ftoi Fatmir Limajn që të rikthehet në këtë parti.

Për këtë temë Sherifi u pyet në “Pressing” në T7, ai tha: “Kjo është e shkuar e harruar”.

“Përgjigjen më të mirë rreth e kësaj e pat thënë bashkëshortja e Blerim Xhemajlit, futbollistit të Zvicrës, që e kanë pyetur se a mund të kthehesh me këtë të fundit”

“Ajo pati dhënë këtë përgjigje: Supën e ftohtë nuk është mirë me nxe dy herë”, ka shtuar Sherifi.

Ndërsa, Syla në Facebook ka shkruar: “I bëj ftesë publike z. Fatmir LIMAJ që të rikthehet në PDK. URIME 20 vjetori gjithë anëtarësisë besnike të Partisë Demokratike të Kosovës”.

Postimin e tij mund ta lexoni KËTU:

/Gazeta Sinjali/