image Këshilltari i Kurtit zbulon detaje telefonike me O’Brien: Nuk do t’i tërheqin trupat amerikane nga Kosova

Biseda/ Këshilltari i Kurtit zbulon detaje telefonike me O’Brien: Nuk do t’i tërheqin trupat amerikane nga Kosova

news image

Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Erzen Vraniqi, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka treguar një detaj lidhur me bisedën telefonike të Kurtit me këshilltarin për Siguri Kombëtare, O’Brien, ku sipas tij SHBA-ja nuk kanë deklaruar që do t’i tërheqin trupat amerikane nga Kosova.

“Gjatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova”, është shprehur Vraniqi.

Ai më tutje ka shkruar se SHBA-ja janë të interesuar të rrisin zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe të forcojnë sigurinë në rajon.

Sipas Vraniqit, Kurti dhe O’Brien janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet dhe bashkëpunimin./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2590833264576379&id=100009491927869