image Këshilltari i Kurtit i kërkon kryeprokurorit të ndërmarrë masa disiplinore ndaj një polici dhe një prokuroreje

Kosovë

Konferencë/ Këshilltari i Kurtit i kërkon kryeprokurorit të ndërmarrë masa disiplinore ndaj një polici dhe një prokuroreje

news image

Këshilltari politik i Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë, Shkëlzen Gashi, përmes një konference të përbashkët për media me Kurtin i ka kërkuar kryeprokurorit Aleksandër Lumezi që të marrë masa disiplinore ndaj një polici hetues dhe ndaj një prokuroreje.

Gashi thotë se polici hetues Ali Berisha e kishte ftuar dje për intervistim me bazë të prokurores Nebahate Selimi, shkruan Gazeta Sinjali.

“Unë besoj, shpresoj dhe kërkoj që kryeprokurori ka me inicu procedurë disiplinore dhe me ndërmarrë masa diciplinore ndaj policit hetues Ali Berisha dhe prokurores Nebahate Selimi”, ka thënë Gashi.

Pasi u intervistua dje nga Policia lidhur me një postim në Facebook ku bënte thirrje për rezistencë, Gashi tha se u kontaktua mbrëmë nga kabineti i kryeprokurorit ku u njoftua se rast do të mbyllej.

Gashi dje u ftua për intervistim nga Policia që hapi një rast ndaj tij për “kanosje” pas një postimi në Facebook ku bënte thirrje për rezistencë.

Ndërsa në mbrëmje, Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi se ky rast është mbyllur.

“Prokurori i Shtetit konsideron se nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale, prandaj, me autorizimin e prokurorit kompetent rasti është mbyllur”, njoftoi Prokuroria. /Gazeta Sinjali/