Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje për këtë kohë kaq të shkurtër të qeverisjes ka bërë punësime të militantëve në institucione.
Ai ka përmenduar disa emra që sipas tij janë punësuar nëpër insitucione nga partia. E ndër emrat që përmendi ishte edhe ai i këshilltarit të ministrit të Shëndetësisë, Sami Uka.
“Diellza Arifi që është motra e Atdhe Arifit është punësuar në Ministri të Bujqësisë. Xhelal Sveçla e ka punësuar familjarin Zylë Sveçla te Haki Abazi. Deputeti Fitim Uka e ka punësuar vëllain te Arben Vitija. Sali Zyba e ka punësuar djalin e axhës Xhelal Zybën te Rozeta Hajdari. Mirsad Shkreta, kandidatë i LVV-së punësohet në Bordin e QKUK-së”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar vetë Uka. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë thotë se Haradinaj shpejt do ta mësojë edhe dallimin mes “emërimit” dhe “punësimit”. /Gazeta Sinjali/
Postimi i tij i plotë: