image Këshilli Organizativ i Trepçës pranon se disa kandidatë kanë hyrë pa merita por i drejtohen Kurtit: Mos e anulo konkursin

Kosovë

Njoftim/ Këshilli Organizativ i Trepçës pranon se disa kandidatë kanë hyrë pa merita por i drejtohen Kurtit: Mos e anulo konkursin

news image

Këshilli Organizativ i ndërmarrjes së Trepçës përmes një njoftimi kanë thënë se nuk është e drejtë të anulohet i tërë konkursi për shkak të disa kandidatëve që mund të kenë hyrë pa merita.

Sipsa njoftimit nga Këshilli, 200 persona do të mbesin papunë vetëm për shkak se dikujt i pengon konkursi dhe kërkon anulimin komplet të tij.

“Të nderuar aplikantë të cilët jeni pranuar në punë në ndërmarrjen publike Trepça SH.A Duke parë zhvillimet e fundit lidhur me konkursin që ka qenë në Trepçë, duke se dikuj po i pengon se pse dikush është pranuar e dikush jo dhe po kërkojnë anulim te komplet konkursit nga Qeveria e Republikës së Kosovës për shkak të 5-6 të punësuarve që DYSHOHEN që kanë hyrë në mënyre jo të drejtë. Ne si të pranuar për dallim nga ata që nuk janë pranu, ne nuk jemi kundër atyre që mendojnë se ju është bërë padrejtësi por për fat të mirë janë rrugët ligjore e institucionale kompetente ku duhet të Ankohen e jo të kërkojnë që Qeveria e Republikës së Kosovës në mënyrë arbitrare të anuloj konkursin dhe të lënë pa punë mbi 200 njerëz (familje) që tani veq sa janë punësuar, pasi që premtimi i kësaj Qeverie të votuar me shumicë qytetare është që të rris punësimin e jo të largoj punëtor të thjesht nga puna”, thuhet në njoftim.

Tutje në reagimin e tyre thuhet se nesër ata do të shkojnë para qeverisë për të takuar kryeministrin Albin Kurti, për t’i kërkuar që të mos anulohet konkursi.

“Prandaj nëse anulohet ky konkurs kjo do të krijonte precedant të rrezikshëm sepse në çdo konkurs do të këtë të pakënaqur dhe sipas kësaj logjike do kërkohej anulim përmes presionit. Andaj me datë 02 Mars 2020, ditën e hënë në mengjes në ora 07:45 të gjithë që jeni pranuar e që keni mundësi ejani tek busti i Skenderbeut në Prishtinë dje nga aty të shkojmë para Qeverisë së Republikës së Kosovës për të takuar Kryeministrin e Kosovës dhe që t’i kërkojmë Qeverisë që mos të lëshohet në aventurë të tillë pasi që do të ishte testi ma i keq në start të saj”, shkruhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.

Para disa ditësh menaxhmenti i Trepçës pati marr vendim për anulimin e pjesshëm të konkursit të shpallur më 24 gusht të vitit 2019-të./ Gazeta Sinjali/