image Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin

Botë

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të kërkojë për mbështetje shtesë ushtarake për fushatën mbrojtëse të shtetit të tij kundër Rusisë.

Këtë kërkesë ai është planifikuar që ta bëjë gjatë një takimi urgjent me ministrat e Mbrojtjes të shteteve të NATO-s me të cilët do të takohet më 19 prill.

Takimi i Këshillit NATO-Ukrainë, që do të organizohet përmes video-lidhjes, pritet të fokusohet veçanërisht në pyetjen nëse aleatët mund të furnizojnë Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore në një periudhë afatshkurtër.

Sipas Zelenskyt, Forcat e Armatosura të Ukrainës po ashtu kanë nevojë për armë shtesë, predha të artilerisë, makina ushtarake dhe dronë, raporton rel.

Ukraina aktualisht po shqetësohet nëse mund të mbajë vijën e frontit dhe të mbrojë infrastrukturën ekzistuese të energjisë, tha Zelensky.

/GazetaSinjali/