image Këshilli i Prindërve të Prishtinës me porosi për Nagavcin, dalin me disa konkluzione

Arsim

Këshilli i Prindërve të Prishtinës me porosi për Nagavcin, dalin me disa konkluzione

news image

Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës ka njoftuar se sot ka mbajtur një mbledhje, ku temë diskutimi ishte gjendja e krijuar në shkollat e kryeqytetit për sistemin arsimor fillor dhe të mesëm të ulët lidhur me mos shpërndarjen e librave nëpër shkolla.

Pas diskutimeve, kryesia e KPP-së, tha se unanimisht ka dalë me disa konkluzione.

Një prej tyre është se KPP-ja “shpreh shqetësimin e të gjithë prindërve të komunës për gjendjen e krijuar pas deklaratës publike të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, se këtë vit nuk do të ketë shpërndarje të librave për nxënësit e nivelit të klasave I-IX, ashtu siç ka qenë traditë e aplikuar në Kosovë për vite me radhë”.

“KPP shprehë brengën e thellë dhe ka mëdyshje në propozimin publik të ministres, për të aplikuar ‘Metodën e Rimbursimit’, që është e panjohur dhe pa testuar paraprakisht, dhe si rrethojë mund të jetë e dështuar që në fillim”, thuhet në një komunikatë  të KPP-së.

Sipas tyre, kjo metodë mund të dështojë “kur dihet se shumë prindër nuk kanë llogari në platformën e-Kosova, apo edhe kanë probleme me përdorimin dhe qasjen në pajisje të TI-së”.

Konkluzioni tjetër sipas KPP-së është se “problem tjetër i identifikuar është mos posedimi i llogarive bankare nga shumë prindër, dhe probleme të tjera që lidhen me kredi apo procese përmbarimore”.

“KPP, kërkojmë nga Ministria e Arsimit që të gjejë zgjidhje të shpejtë dhe praktike në sigurimin e librave shkollor para fillimit të procesit mësimor, 1 Shtatorit. Nëse nuk sigurohen librat me kohë, nga Ministria e Arsimit sikur vitet paraprake, Këshilli i Prindërve të Prishtinës do të shqyrtoj veprime tjera konform situatës së krijuar”.

/GazetaSinjali/