image Këshilli i Prindërve e quan grevën tejet të tepruar

Arsim

Këshilli i Prindërve e quan grevën tejet të tepruar

news image

Pas lajmit se nga e hëna do të mund të ndalen grevat dhe mund të fillon procesi mësimor, ka reaguar edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës, duke e quajtur grevën të tepruar.

“E hëna, më 3 tetor, duhet të jetë dita e fillimit të mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës. Asnjë arsyetim më nuk i ndalon prindërit të shfaqin revoltën në çdo formë. E tepruar sa nuk ka kjo grevë”, theksojnë nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Paralajmërimi nga SBAShK-u për nisjen e procesit mësimor dhe ndaljen e grevës, thuhet se do ta vendosin pas konsultimeve  me sindikatat gjithandej vendit.

/GazetaSinjali/