image Këshilli i Evropës organizon konferencë për rolin e Gjykatës Kombëtare, marrin pjesë Caka-Nimani, Berisha e Fejzullahu

Drejtësi

Këshilli i Evropës organizon konferencë për rolin e Gjykatës Kombëtare, marrin pjesë Caka-Nimani, Berisha e Fejzullahu

news image

Këshilli i Evropës ka organizuar një konferencë për rolin e Gjykatës Kombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut, që u mbajt sot, në kuadër të mbështetjes për Gjykatën Kushtetuese në Zbatimin dhe Përhapjen e Standardeve Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në këtë konferencë morën pjesë Greca Caka Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Fejzullah Rexhepi, kryetar i Supremes, Besnik Berisha, kryetar i Odës së Avokatëve dhe Lilja Gretarsdottir, Shefe e Divizionit të Bashkëpunimit në Drejtorinë për të drejtat e Njeriut dhe Sundimit të Ligjit në Këshillin e Evropës, të cilët kanë qenë folësit kryesorë.

Gjatë kësaj konference janë diskutuar edhe dy tematika të tjera, në kuadër të dy sesioneve.

Sesioni i parë ishte për aksesin individual në Gjykatat Kushtetuese si mjek efektiv kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut, ndërsa sesioni i dytë për rolin e gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm në sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

/GazetaSinjali/