image Këshilli i Europës cakton ish-kryediplmaten greke si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Politikë

Këshilli i Europës cakton ish-kryediplmaten greke si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE

news image

Ish-kryediplomatja greke, Dora Bakoyannis është caktuar raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE nga Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili është pjesë e delegacionit të deputetëve kosovarë në Këshillin e Europës dhe aktualisht është në Strasburg.

Detyra e Bakoyannis do të jetë të bëjë raportin, i cili shkon në seancë plenare pasi ta marrë raportin nga dy juristët eminentë që janë caktuar. Ndërkaq, edhe dy raportues tjerë caktohen, një në Komitet për Çështje Ligjore dhe një në Komitet për Barazi dhe Jodiskriminim.

Ndërsa, e Bakoyannis do ta bëjë raportin gjithëpërfshirës konsultativ për Lomitetin për Politikë dhe Demokraci, i cili shkon në senacë plenare të Asamblesë Parlamentare të KiE.

/GazetaSinjali/