image Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Aktakuzat e Speciales s'mund ta zbehin luftën çlirimtare të Kosovës

Drejtësi

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Aktakuzat e Speciales s’mund ta zbehin luftën çlirimtare të Kosovës

news image

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas aktakuzës së paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, të cilëy akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, vrasje, zhdukje të të personave, përndjekje e tortura.

Sipas tyre, këto aktakuza nuk mund ta zbehin luftën çlirimtare të Kosovës dhe vlerësojnë se në asnjë rast nuk mund të barazojnë viktimën me kriminelin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në këto rrethana të krijuara, kemi besimin e plotë se populli i Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës por edhe mbarë populli shqiptar kudo që ndodhet, do të jetë më i bashkuar se kurrë për të bashkëpunuar me miqtë tanë europiane dhe amerikane për të vijuar rrugëtimin Euro-Atlantik  si alternativa e vetme për Shqiptarët por edhe për gjithë rajonin tonë”, thuhet në reagimin e tyre.

Deklarata e plotë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë:

Tiranë, 25 Qershor 2020

Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku President i Kosovës, zt. Hashim THAÇI, ish Kryetari i Kuvendit të Kosoves zt. Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Pa paragjykuar drejtësinë ndërkombëtare, këto aktakuza nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës, e cila është nga faqet më të ndritura të qëndresës shqiptare për liri.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe e pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për të mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb.

Vlerësojmë se në asnjë rast nuk mund të barazohet viktima me kriminelin.

Në këto rrethana të krijuara, kemi besimin e plotë se populli i Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës por edhe mbarë populli shqiptar kudo që ndodhet, do të jetë më i bashkuar se kurrë për të bashkëpunuar me miqtë tanë europiane dhe amerikane për të vijuar rrugëtimin Euro-Atlantik  si alternativa e vetme për Shqiptarët por edhe për gjithë rajonin tonë.

Çdo nderhyrje nga faktorë të tjerë që do të tentonte të pengonte këtë rrugëtim, do të ishte me pasoja të rënda, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. /Gazeta Sinjali