Duke e ditur rëndësinë e ruajtjes së lëkurës nga ky armik shumë i fortë i lëkurës sonë, janë disa këshilla se si ta mbrojmë atë nga dielli, transmeton Gazeta Sinjali.
Përdorni krem mbrojtës çdo ditë, edhe nëse koha është me re.
Vendosni kremin mbrojtës nga dielli të paktën 15 deri në 30 minuta para se të dilni jashtë. Përdorni gjithashtu një balsam buzësh ose buzëkuq që përmban krem kundër diellit me një faktor mbrojtës nga dielli (SPF) prej të paktën 30%.
Zgjidhni një krem dielli me spektër të gjerë që mbron nga rrezatimi UVA dhe UVB. Sigurohuni që është rezistent ndaj ujit. Kremrat e tjerë mund të ndihmojnë që të mos digjeni në diell, por ato nuk do të mbrojnë nga kanceri i lëkurës.
Vendosni përsëri kremin për diell çdo dy orë gjatë ditës ndërsa çdo një orë nëse jeni duke notuar ose djersitur.
Bëni shumë kujdes rreth ujit dhe rërës. Këto sipërfaqe pasqyrojnë rrezet e dëmshme të diellit, të cilat mund të rrisin mundësinë tuaj për të marrë një djegie nga dielli.
Mbani foshnjat më të vogla se 6 muaj plotësisht të mbuluara dhe nën hije.
Kufizoni sasinë e kohës që jeni në diell midis orës 10:00 dhe 16:00. Kjo është kur rrezet e diellit janë më intensive. Praktikoni rregullin e hijes: nëse hija juaj është më e shkurtër se ju, rrezet e diellit janë më të forta dhe duhet të gjeni hijen.
Vendoseni një kapelë që i krijon hije fytyrës, qafës dhe veshëve tuaj dhe një palë syze dielli. Syzet e diellit me lente që kanë 99% deri 100% thithje UV që sigurojnë mbrojtje optimale për sytë dhe lëkurën përreth.
Jini edhe më të kujdesshëm se kaq nëse merrni ilaçe që mund t’ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj diellit, sidomos në lloje specifike të antibiotikëve, anti-inflamatorë, antifungale, ilaçe për presionin e gjakut dhe kimioterapi./Gazeta Sinjali/