image “Kerret 01 po i heki krejt prej ktuhit”, i riu në Gjakovë kërcënon me thikë 52-vjeçarin

Siguri

“Kerret 01 po i heki krejt prej ktuhit”, i riu në Gjakovë kërcënon me thikë 52-vjeçarin

news image

Një 22-vjeçar nga Gjakova ka rënë sot në prangat e Policisë pasi dyshohet se ka kërcënuar një person, në një parking privat, në rrugën “Sefedin Xërxa”, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të një 52-vjeçari, i cili raportoi se u kërcënua nga i riu, të cilin e kapi mat duke tentuar t’ia hap veturën që e kishte të parkuar.

Gjithçka dyshohet se ndodhi në parking, kur viktima iu drejtua të dyshuarit se “çfarë po bën te vetura e tij” dhe ky i fundit ia ktheu se “kerret 01 po i heki krejt prej ktuhit”, duke nxjerrë më pas një thikë.

I riu dyshohet se iu vërsul 52-vjeçarit, duke e kërcënuar, çka e shqetësoi atë në masë të madhe dhe u detyrua ta njoftojë Policinë.

Njësitë policore u aktivizuan me të marrë informacionin dhe arrestuan të dyshuarin, nga i cili u konfiskua edhe mjeti i mprehtë.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “kanosja”.

/GazetaSinjali/