image "Kërkojmë hapjen e fitneseve", Arta Nitaj e pakënaqur me mbylljen e fitneseve

Bota e Yjeve

“Kërkojmë hapjen e fitneseve”, Arta Nitaj e pakënaqur me mbylljen e fitneseve

news image

Qeveria e Kosovës me masat e reja mori vendim që të mbyllen edhe palestrat e fitnesit nga data 22 janar deri më 4 shkurt.

E pakënaqur me këtë vendim është edhe modelja Arta Nitaj, e cila gjatë këtyre ditëve ka qenë shumë e zëshme në rrjetet sociale.

Arta, së fundmi ka shpërndarë një postim tjetër ku shkruan ‘kërkohet hapja e fitneseve’.

Ajo që nga hyrja në fuqi e masave ka thënë se nuk e ka marrë asnjëherë virusin në palestër.

Vendimi i tillë i Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë erdhi pas rritjes masive të infektimeve me COVID-19.

Në kuadër të këtyre masave, gastronomia lejohet të kryejë aktivitetin deri në orën 21:00, kurse kufizimi i lëvizjes nis nga 22:00.

Nitaj është një adhuruese e madhe e fitneseve dhe tregon vazhdimisht se të shumtën e kohës e kalon në atë vend. /GazetaSinjali/