Mike Tyson është duke i bërë përgatitjet e fundit për të zbritur në ringun e boksit, ndërsa do të përballet me Jake Paul, 30 vjet më të ri.
Shumë njerëz po e presin me padurim rikthimin në ring të boksierit legjendar ndonëse kohëve të fundit i janë shfaqur probleme shëndetësore.
Me afrimin e këtij meçi special, ish-kampioni i botës ka kërkuar një ndryshim të rregullave të kohës në meçin e tij.
Më saktësisht, në vend të tre minutave, ish-boksieri amerikan kërkon që çdo rund i meçit të tij të ardhshëm të zgjasë nga dy minuta.
Gjithashtu, ka kërkuar që meçi të zgjasë 8 runde, e jo siç ishte paraparë në fillim që ai të zgjasë 12 runde.
Për këtë ka zbuluar gjithçka kundërshtari i tij, Jake Paul.
“Ai donte që kjo të ishte një luftë profesionale, tash ai dëshiron që të jetë tetë runde nga dy minuta. Si të dojë ai, nuk është problem. Unë do të shkoj në vendin e tij dhe do ta rrah edhe atje. Thjesht duhet të jem vigjilent dhe e di se çfarë të bëj në çdo situatë”, u shpreh Jake për “Mail Sport”.
Me një diferencë moshe 30 vjeçare, dy boksierët do të përballen mes vete pas një muaji e gjysmë.