image Kërkohet vendim për futbollistët që e sulmuan gjyqtarin e ndeshjes KF Prizreni – KF Dejni

Futboll

Kërkohet vendim për futbollistët që e sulmuan gjyqtarin e ndeshjes KF Prizreni – KF Dejni

news image

Në ndeshjen e Ligës së Tretë ndërmjet klubit KF Prizreni dhe KF Dejni ka ndodhur një incident me gjyqtarin e kësaj ndeshje, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i komisionit të gjyqtarëve të futbollit, Haxhi Iberdemaj tha se kolegu i tyre, Pren Kabashi që ishte gjyqtar i ndeshjes, është sulmuar fizikisht pas ndeshjes nga disa futbollistë të ekipit mysafir, shkruan Sinjali Sportiv.

“Gjyqtarët e Futbollit të Rajonit të Pejës, reagojmë dhe ngrisim zërin për sulmin ndaj kolegut tonë z.Pren Kabashi, i cili pas përfundimit të ndeshjës futbollistike në ligen e tretë: KF ‘Prizreni’- KF ‘Dejni’, rrugës për zhveshtore është sulmuar nga disa lojtarë mysafir, me çka është dashur të kërkojë tretman mjekësor”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

“Gjyqtarët e Futbollit të Rajonit të Pejës, reagojmë dhe ngrisim zërin për sulmin ndaj kolegut tonë z.Pren Kabashi, i cili pas përfundimit të ndeshjës futbollistike në ligen e tretë: KF “Prizreni”- KF “Dejni”, rrugës për zhveshtore është sulmuar nga disa lojtarë mysafir, me çka është dashur të kërkojë tretman mjekësor.

Për ne këto sjellje dhe sidomos dhuna e sotit ndaj gjyqtarit Kabashi si dhe ofendimet e përditëshme edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë janë të pa tolerueshme, andaj ngrisim zërin dhe kërkojmë nga organet tona që sa më parë, ndaj akterit të dhunës së sotme si dhe ndaj atyre që po shajnë dhe ofendojnë gjyqtarët, e sidomos ndaj atyre që po guxojnë të qojnë dorë apo të ofendojnë gjyqtarët e Futbollit, të mirren masa në mënyrë që këta persona sa më parë të vihen para drejtësisë.

Me respekt, Haxhi Iberdemaj Kryetar i Komisionit të Gjytarëve të Futbollit – Rajoni Pejë”.

/GazetaSinjali/